LDK demanton VV-në: Nuk kemi marrëveshje me Thaçin për një mandat tjetër si president

Lëvizja Vetëvendosje po akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës se po synon që presidentin Hashim Thaçi ta mbajë në krye të shtetit edhe për pesë vite të ardhshme.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë se kanë informacione se LDK-ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.

Por, kjo deklaratë dhe supozim nga Haxhiu, po kundërshtohet kategorikisht nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zotëri Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne…14:00 Shkurti është afër, mos zgjedhja e presidentit, apo dështimi i Kuvendit, Kosova shkon në zgjedhje edhe ashtu. Po flasim për një periudhë kohore të shkurtër”, thotë Haziri për Kosova Press.

Kujtojmë se Thaçi para pak dite mohoi që të kandidojë sërish për president, ai tha se do të tërhiqet nga politika pas shumë viteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu