Legalizimi i ‘barit’ në Strugë dhe Ohër, Qeveria dëshiron ti bëjë këto qytete Amsterdam?

Qeveria e RMV-së është duke e shqyrtuar seriozisht legalizimin e ‘barit’. Kjo nismë, siç thonë burimet e afërta të TV21 me kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, ka për cak “marihuana turistët” e huaj.

Qeveria planifikon, që në fazën e parë testuese, të krijojë dy mini-Amsterdam ballkanik, Ohrin dhe Strugën. Marihuana-turistët evropian, Amsterdamin në Holandë, e kanë adresë të parë, për të pirë bar.

Qeveria në Shkup ka kryer edhe analiza ekonomike, të cilat tregojnë se legalizimi i marihuanës do të sillte zhvillim të shpejtë të turizmit në dy qytetet buzës liqenit.
“Asnjë vend i rajonit, nuk e ka të legalizuar shitjen e kontrolluar të marihuanës, dhe “kjo gjë do ta vendoste në avantazh Maqedoninë në krahasim me fqinjët”, thotë burimi i TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu