Legjenda e boksit, Vitali Klitschko i kërkon Gjermanisë ndihmë për të luftuar kërcënimin e pushtimit të Putinit

Vitali Klitschko i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për të luftuar kërcënimet e pushtimit nga Vladimir Putin. Legjenda e boksit ka dhënë një interviste për Bild, ku ka thënë se për Ukrainën është i gatshëm ta japë edhe jetën.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do ta japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar ta mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, ka thënë Klitschko, i cili ndërkohë e kërkoi ndihmën e vendeve anëtare të BE-së që ta ndalin Rusinë para se të bëhet vonë.

Në qytetin e tij, ai theksoi përpjekjet për të rritur numrin e rezervave ushtarake, si dhe për të rritur mbrojtjen civile.

Por, ai shtoi se nuk mund të pritet që Ukraina të veprojë e vetme.

Klitschko shkroi: “Çfarë duhet të kuptojë Gjermania: Situata është shumë, shumë serioze!”.

“Në Ukrainë ne kemi nevojë urgjente: mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake”.

“Nuk mund të ndodhë që Gjermania të mos miratojë vendimin e NATO-s për dërgimin e armëve mbrojtëse në Ukrainë! Qeveria e re Federale duhet të kuptojë se ndihmat nuk kanë qenë kurrë kaq të rëndësishme për vendin tonë”.

“Ukraina është në qendër të Evropës! Në kufi me disa vende të BE-së”, ka shtuar më tej ai.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 paralajmëruan Rusinë gjatë fundjavës se do të kishte “pasoja masive” nëse ajo pushton Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu