Dallime në numrat nga procesverbalet dhe korrigjimet tjera në to, ishin pjesë e arsyeve për shkak të së cilave, sipas një pjese të dëshmitarëve të sotëm në lëndën “Titanik 3”, është përsëritur votimi i disa Vendvotimeve për Zgjedhjet lokale 2013 në Komunën e Çairit.
Në Gjykatën penale për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisioni Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “kanë shkatërruar material”. Janë marrë në pyetje pesë dëshmitarë. Dëshmitarët, të propozuar nga PSP-ja në periudhën e zgjedhjeve lokale nga viti 2013 ishin anëtarë ose kryetarë të Këshillave zgjedhorë në disa Vendvotime në Komunën e Çairit.
Në pyetjen e prokurorit publik Ljubomir Lape, kryetarja e Vendvotimit 2889 në Çair, Nuran Limani tha se nga procesi zgjedhor kujton vetëm se një grua më e moshuar e cila ka dashur të votojë në ditën e zgjedhjeve lokale është nënshkruar në vend të gabuar të cilin ajo si kryetare e ka korrigjuar me nënshkrim dhe vulë. Dëshmitari shtoi se në fund të procesit zgjedhor me automjet të vjehrrit të saj i ka dërguar materialet në Komunën e Çairit dhe se nuk ka pasur vërejtje gjatë votimit as për numrin e votuesve i cili është regjistruar në procesverbalin, i cili është dorëzuar në komunë. Limani, në inspektim të procesverbalit, i cili u theksua nga ana e prokurorit, e ka njohu dhe e konfirmoi nënshkrimin e saj, por lidhur me korrigjimet të cilat i ka parë në sallën gjyqësore, tha se kur ajo e ka dorëzuar procesverbalin nuk ka pasur kurrfarë vërejtje. Dëshmitari tha se pas disa ditësh i janë paraqitur se është shkarkuar nga këshilli zgjedhor edhe atë pa asnjë arsyetim.
Anëtari i Këshillit zgjedhor nga Vendvotimi 2928 Dafina Spirovska në pyetje të Lale tha se e ka nënshkruar procesverbalin pas përfundimit të procesit zgjedhor, i cili dorëzohet në Komisionin Zgjedhor Komunal dhe se kur e kanë ftuar për ta marrë në pyetje në PSP ka parë që procesverbali për shumimin dhe konfirmimin e rezultateve nga vendvotimi i saj për përzgjedhjen e kryetarit të komunës së Çairit, është korrigjuar. Prokuroi tha se për shkak të gabimeve teknike sot nuk mund ta theksojë procesverbalin të cilin ajo e ka nënshkruar.
Dëshmitari i fundit në seancën e sotme i cili ishte kryetar i Vendvotimit në SHF “Ardhmëria” të cilit nuk i kujtohet numri i Vendvotimit, Driton Selmani, në pyetje të PSP-së tha se procesi zgjedhor ka kaluar në rend më të mirë dhe se procesverbalet i kanë dorëzuar në komunën e Çairit. Por, pas dy ditësh, siç tha, ka mësuar se në vendvotimin e tij është anuluar votimi. Sipas tij, arsyeja për anulimin ishte dallimi në numrat në procesverbal dhe atë që ai e ka kontrolluar në kompjuter. Selmani u shkarkua nga funksioni i kryetarit të këshillit zgjedhor, por nuk ka marrë vendim në dorë, por vetëm përmes telefonit.
Seanca vazhdon më 25 tetor, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve tjerë të propozuar.










