Letra lamtumirëse e Cristiano Ronaldos për tifozët e Real Madridit

Cristiano Ronaldo ka falënderuar Real Madridin që ia ka mundësuar vitet më të lumtura në karrierën e tij si futbollist, pak minuta pasi u zyrtarizua transferimi i tij te Juventusi.

Transferimi më i madh i kësaj vere u kompletua të martën pasdite pasi gjigantët evropianë u morën vesh për kalimin e tij që raportohet se ka kushtuar 105 milionë euro, transmeton Koha.net.

Ronaldo nga Reali largohet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve me 450 gola në 438 ndeshje. Gjatë nëntë vjetëve qëndrim portugezi i ndihmoi Realit që të fitojë katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas.

“Këto vjet te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë më të lumturat në jetën time”, thuhet në letrën e Ronaldos drejtuar fansave të Realit. “Ndjej rinjohjeje të madhe për këtë klub, për këtë hobi dhe për këtë qytet. Vetëm mund t’ju falënderoj për dashurinë tuaj”.

“Sidoqoftë, besoj se është koha që të nis një fazë të re në jetën time dhe për këtë shkak kam kërkuar nga klubi transferimin tim. Ju lus që të kuptoni mënyrën e largimit tim”, ka shkruar Ronaldo.

“Kanë qenë nëntë vjet të mrekullueshme. Janë vjet unike. Kurrë nuk do të harroj që e shijova futbollin në mënyrë unike”, thuhej veç të tjerash në letrën e Ronaldos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu