Lëvizin sërish çmimet e naftës në Maqedoni, ja për sa do rriten

Komisioni Rregullator për Energjetik i Maqedonisë ka caktuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas vendimit, për 0.50 denarë do të shtrenjtohet çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe tani një litër do të kushtoj 71.50 denarë.

Çmimi i EUROSUPER BS-98, dizelit EURODIZEL dhe Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të pandryshuar.

Pra, sikurse në dy javët e kaluara, një litër EUROSUPER BS-98 do të jetë 73.00 denarë, ndërsa një litër DIZEL do të kushtojë 62.50 denarë.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 51.50 denarë për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu