Lëvizja BESA: BDI dje e dëshmoi se për çfarë vlera kulturore është e angazhuar

Dje Qeveria OBRM PDUKM-BDI edhe një herë dëshmoi se për çfarë vlera kulturore është e angazhuar. Kështu, kjo qeveri vetëm dje i promovoi 53 tituj të përkthyer nga gjuhët e huaja në gjuhën maqedonase, por asnjë të përkthyer në gjuhën shqipe, kështu është shprehur Lëvizja Besa.

‘Ata ose besojnë se në këtë shtet tashmë i kanë shpërngulur të gjithë shqiptarët ose nuk i përkthejnë shqip librat e letërsisë së huaj, sepse shqiptarët që ata i kanë në qeveri nuk dinë të lexojnë libra.
Sido që të jetë, kjo përbuzje e taksapaguesit shqiptar dhe kjo nëpërkëmbje gjuhës shqipe, nuk ka ndodhur as në kohën e Jugosllavisë komuniste.

Për këtë arsye Lëvizja BESA reagon ashpër dhe e dënon këtë diskriminim që u bëhet shqiptarëve në Maqedonisë, duke u pamundësuar njohjen me vlerat më të larta të letërsisë botërore.

 Përveç kësaj, Lëvizja BESA deklaron se – në kohën që ajo do të jetë në pushtet – detyrimisht do të angazhohet që ta korrigjojë këtë padrejtësi, duke e bërë ndarjen proporcionale të buxhetit që i financon projektet për pasurimin e fondit të librave të përkthyer në gjuhën shqipe, që edhe shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë t’u krijohet mundësi për leximin e veprave më të famshme botërore në gjuhën e tyre amtare’, deklarojnë nga Lëvizja BESA. /InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu