Lëvizja BESA ka parashtruar ankimime deri në KSHZ

Lëvizja BESA ka parashtruar ankimime deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor(KSHZ) për Njësinë e Dytë edhe të Gjashtë zgjedhore, për shkak, siç kumtuan, një sërë parregullsive me çka janë dëmtuar në rezultatin përfundimtar me dy mandate. Ankimimet parashtrohet në vendvotimet në Likovë, Haraçinë dhe Tetovë.

Përfaqësuesi i BESË-s në deklaratën për media theksoi se një personi i është lejuar që ta nxjerrë fletëvotim jashtë, që pastaj të kthehet më të në kutinë e votimit, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Është lejuar votim në grup gjatë tërë ditës, ndërsa ka pasur edhe agjitim për parti të caktuara politike, si dhe ushtrim serioz i presionit mbi votuesit. Është kryer edhe agjitim në vendvotim. Sipas BESË-s, pas përfundimit të procesit fletëvotimet nuk janë prerë me gërshërë konform udhëzimeve, me justifikimin se këshilli zgjedhor nuk ka pasur gërshërë.

“Shifrat në procesverbal nuk janë parë qartë, dhe për shkak të kësaj themi se ka pasur mundësi të ndryshme për manipulim me to. Anëtari i këshillit zgjedhor ka fotografuar disa faqe nga Lista zgjedhore dhe i ka dërguar me persona të caktuar jashtë vendvotimit që të tregojë se cilët votues duhet të vinë të votojnë sepse akoma nuk ka votuar. Në disa fletëvotime nuk është vendosur vulë me qëllim që ato më vonë të shpalle si të pavlefshme”, pohon përfaqësuesi i BESË-s.

Ankimime në KSHZ sot në konferencë për shtyp paralajmëroi edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu