Lëvizja BESA: Mos i shpallni zgjedhjet pa i kthyer në listë të gjithë votuesit!

Sot, kur kryetarët e katër partive – pjesëmarrëse në Marrëveshjes së Përzhinës – do të takohen për ta dakorduar shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare, Lëvizja BESA u bën thirrje atyre që, para se të marrin çfarëdo vendimi për datën e zgjedhjeve, paraprakisht të marrin vendim që askush të mos fshihet nga lista zgjedhore.

Ashtu siç kemi argumentuar deri tani, ajo listë nuk përbëhet nga votues që nuk janë në Maqedoni, as nga votues që janë fiktivë, as nga votues me dy adresa e plot letërnjoftime – siç kemi pasur informacione të konfirmuara se ka bërë ky pushtet, madje as nga votues që mund të jenë sjellë nga ndonjë vendbanim jashtë Maqedonisë, por bëhet fjalë për njerëz që jetojnë në Maqedoni, që kanë dokumentacion dhe qëndrim të rregullt në vend.

Prandaj, u bëjmë thirrje katër kryetarëve të partive pjesëmarrëse që të mos e shkelin e Kushtetutën e vendit dhe mos të lejojnë që askujt t’i merret e drejta universale për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.

Ndërkaq, sa u takon zgjedhjeve, ju njoftojmë se Lëvizja BESA është e gatshme të marrë pjesë në to, kurdo që të shpallen, sepse ky është mekanizmi që e rikthen demokracinë dhe drejtësinë në Maqedoni, por – përsërisim – ne nuk do të marrim pjesë në asnjë palë zgjedhje që do të jenë të manipuluara dhe me të cilat do të uzurpohet vullneti demokratik i qytetarëve.

Shkup, 31.08.2016

Lëvizja BESA – Shkup


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu