Lëvizja Besa të mërkurën do t’ia dorëzojë Mexhitit dhe Koxhagjikut interpelancën ndaj Grubit?

Burime nga Lëvizja Besa informojnë se gjatë ditës së mërkurë nisma për interpelancë ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi, do t’i dorëzohet deputetëve të BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhagjiku.

Të mërkurën iniciativa do t’i dërgohet deputetëve të BDI-së Izet Mexhitit dhe Merita Koxhagjikut”, thonë burime të TV21 brenda Lëvizjes Besa.

Ndryshe, deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti më 29 shtator, pas takimit me kreun e BDI-së Ali AHmeti, deklaroi se nëse opozita nis interpelancë ndaj Artan Grubit, ai do t[ votonte “pro”.

“Mirë këtë ne nuk e kemi shfrytëzuar deri më tani por këtë mund ta bëjë edhe opozita, dhe po nëse bëhet unë do të votoj pro”, deklaroi Mexhiti më 29 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu