Lideri i Besës Afrim Gashi po merr pjesë në simpoziumin për Lidhjen e Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, po merr pjesë sot në simpoziumin “140-vjetori i Lidhjes së Prizrenit”, që po mbahet në Prizren, i organizuar nga organizatat joqeveritare IDEA dhe ARASTA.

Ndër të tjera, Gashi foli për përmbushjen e idealeve të Lidhjes së Prizrenit.

“Kur është fjala për dimensionin politik, ushtarak, arsimor dhe kulturor-identitar i Lidhjes së Prizrenit, janë ideale që kanë mbetur gati se të papërmbushura. Ne si komb do të duhet ta dimë se kjo është korniza e shqiptarisë, prej së cilës akoma mund të marrim mësim, natyrisht në kuadër të idealeve aktuale politike euro-integruese”, theksoi Gashi.

Në panel kanë marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti si dhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sulejman Çerkezi. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu