Liga e Konferencës, nesër Shkupi përballet me skuadrën bullgare të Levskit

Në prag të ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, FC Shkupi të enjten në stadiumin Todor Proeski do të takohet me skuadrën bullgare të Levskit. Trajneri Xhihat Arslan tha se pas duelit me Hegelmanin të gjithë jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe se me ndihmën e tifozëve shpreson në një rezultat të favorshëm.

“Sigurisht që Levski është një kundërshtar më serioz, se ai që kishim më parë. Është një ndeshje e re dhe duhet një strategji e re. I gjithë koncepti i ndeshjes ndryshon dhe natyrshëm përgatitemi duke pasur parasysh kundërshtarin. Levski është një ekip serioz, ka vite që është pjesë e garave evropiane. Ata luajnë futboll sulmues dhe kanë lojtarë të tillë. Ne treguam gjithashtu dobësi dhe duhet ta rregullojmë këtë. Do të mundohemi të jemi më kreativë”, u shpreh Xhihat Arslan – trajner i Shkupit .

Ndërkohë sot në ora 17:00, Struga Trim-Lum përballet me Buduçnostin e Podgoricës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu