Lihet në burg sekseri që kërkoi para dhe seks në këmbim të notës kaluese

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest” me burg për sekserin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Besim nasufi, i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm.

63-vjeçari, ish-punonjës shërbimesh në Universitetin Bujqësor ndodhet i shtruar në spital për probleme shëndetësore.

Tri netë më radhë, emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ transmetoi pamje ku dy persona, punonjës së Universitetit Bujqësor, Tiranë, merrnin para në këmbim të notës kaluese. Gjithashtu, njëri prej sekserëve kërkoi edhe favore seksuale. Pas kësaj, policia raportoi se arrestoi dy personat e shfaqur në pamjet e emisionit “Fiks Fare”.

Në pranga kanë rënë shtetasit Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-përgjegjës shërbimesh për mësimoret në Universitetin Bujqësor Tiranë dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në të njëtin universitet. “Ndalimi tyre u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Chanel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqësor Kamzë, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu