Lira turke nuk gjen derman, ja skenari i frikshëm për ekonominë turke

Lira turke vazhdon të zhvlerësohet kundrejt monedhave të forta si euro dhe dollari amerikan duke shkaktuar një tërmet të vërtetë në ekonominë turke.

Dy ditë më parë ajo arriti rekordin negativ kundrejt dollarit duke u shkëmbyer 1 dollar kundrejt 4.92 lirave turke. Menjëherë pas kësaj filloi një panik në treg ku qytetar dhe kompani të ndryshme nxituan të shesin monedhën e tyre duke i konvertuar në euro dhe dollar.

Banka Qendrore e Turqisë ndërhyri mesditën e së mërkurën duke rritur normën bazë të interesit nga 16.5 për qind në 19.5 për qind me shpresën se kjo do të normalizonte tregun e valutës, por pas një uljeje prej disa orësh situata u rikthye atje ku ishte.

Tashmë, një dollar shkëmbëhet me mesatarisht 4.7 lira turke dhe një euro me 5.55 duke qendruar në nivele si kurrë më parë.

Në një situatë të tillë, ekspertët lokal paralajmërojnë për një ndërhyrje tjetër të Bankës Qendore duke rritur sërish normën bazë të interesit, gjë e cila do të ndikonte shumë negativisht kredidhënien.

Prej janarit të këtij viti, lira turke ka humbur 20 për qind të vlerës së saj dhe kjo ka ardhur për shkak të pasigurisë dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor në Turqi sipas mediave ndërkombëtare. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu