Stresi, një emër shumë i lakuar nga ana e policisë, mësohet se tashmë është liruar nga qelia. Pas një videoje të postuar në Instagram, teksa ai ndodhej në komisariatin nr 4., thuhet se shoqërimi i tij ishte kryer për arsye verifikimi.
Në videon në fjalë, ai thotë se është hera e tretë që ndodhej në komisariat dhe se nuk ishte në dijeni se për çfarë arsye e kishin ndaluar.
Blutë e Tiranës kanë bërë me dije se Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka qenë person në kërkim dhe është shoqëruar nga patrulla policore për verifikim, pasi emri i tij nuk ishte fshirë nga regjistrat e personave në kërkim. /albeu