“Lista Serbe po shantazhon”, Berisha: Një subjekt politik i krijuar për ta dëmtuar Kosovën, duhet të kthehet sundimi i ligjit

Deputeti i PDK, Hisen Berisha ka deklaruar se bojkotimi i Listës Serbe për 21 prillin është një paaftësi e qeverisë Kurti për t’i integruar serbët.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, ai tha se Lista Serbe ka frikë se nuk i ka votat dhe në veri më 21 prill duhet të kthehet sundimi i ligjit.

“Mosekzistimi i konflikti atje nuk do të thotë se ka një sundim të ligjit. Unë e bëj dallimin kur qytetarët e zbatojnë dhe janë të barabartë të tij”.

Berisha ka theksuar se Lista Serbe është një subjekt politik i krijuar nga Serbia për ta dëmtuar Kosovën.

“Ajo që është me rëndësi është që ky subjekt politik dhe krejt kontigjenti votues që ka qendruar jashtë në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet e fundit që u mbajtën atje. Nuk janë votues të këtyre kryetarëve. Kjo është e rrezikshme, sepse këta janë zgjedhur me votat e 1200 njerëzve. Mirëpo, këta që po i rrëzojnë janë njerëzit që nuk i kanë votuar këta qytetarë. Kjo është dhe në sensin juridik dhe në sensin kushtetues. Kështu që shantazhimi nga ana e listës serbe, unë mendoj që nuk duhet ta jap efektin që po pritet, por qeveria e Kosovës duhet të jetë konsistente dhe të zbatojë agjendën dhe të flasë me gjuhën e kushtetutës”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu