Llatas leh si qen i tërbuar kundër Shqiptarëve

Duket se loja mes skuadrës së Shkëndijes dhe Gent e mbajtur para disa ditësh në Maqedoni, ka nxitur reagime të ashpra nga ana e gazetarëve maqedonas.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga loja, duket se ka bërë bujë të madhe prania e mijëra shqiptarëve që tejmbushën  stadiumin e Shkupit duke thyer rekordin e të pranishmëve, rekord ky që pas rinovimit të stadiumit.

Fillimisht u diskutua pjesëmarrja e liderit të opozotës Zoran Zaev, të cilin e etiketuan si shqiptar dhe se s’mund të ishte më maqedonas. Pas kësaj, gazetari Llatas në edicionin e lajmeve të orës 19:00, në programin Sitel, ka vjellur vrerin e tij kundër shqiptarëve. Gazetari anti-shqiptar i ka quajtur tifoz radikal tifozët e Shkëndijes, duke shfaqur në sfond foton e Zaevit, transmeton Infoshqip.com.

Llatas tërbohet në çdo sukses të arritur të Shqiptarëve dhe me gjithçka u takon Shqiptarëve. Si mund të lejohet që ky person të fyejë të tjerët në mënyrë aq brutale duke dashur të krijojë tensione ndëretnike? /Infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu