Lloga i përgjigjet deputetit të VMRO-së: Ju ishit në koalicion me Ramiz Merkon (VIDEO)

A beson Ministri i Drejtësisë se mund të ketë një trajtim të paanshëm ndaj rastit të Ramiz Merkos?, ishte pyetja e parashtruar nga ana e deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE ndaj ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Ministri Lloga u përgjigj duke ia kujtuar Stojanovskit se VMRO-DPMNE ka qenë në koalicion me Merkon, shkruan Lideri.mk.

“Që nga 2013-2017, kur unë isha Sekretar i Komunës së Strugës, në qeverisje ishte VMRO DPMNE. Ku ishte atëherë partia që të vepronte!? Ju në atë periudhë e mbronit Merkon. Unë, madje dërgova edhe letër deri te Gordana Jankuloska”, tha Lloga duke shtuar:

Më së paku 20 iniciativa lidhur me Ramiz Merkon janë parashtruar nga ana e Ziadin Selës, jo vetëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Strugë, por edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet tjera.

Kur të marr një raport nga Këshilli Gjyqësor për mbikëqyrjen e bërë në gjykatën në Strugë, atëherë do të kërkoj takim me ta për të më informuar për atë se çfarë kanë konstatuar”. tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu