Lojë shpërblyese për ata që mbledhin llogaritë fiskale

Prej më 15 dhjetor do të fillojë loja shpërblyese TVSH-ja ime #DhurataIme, e cila do të zgjatë deri në fund të vitit dhe në të cilën do të ndahen dy dhuratat kryesore nga 50.000 euro, çdo muaj do të ndahen nga 15 dhurata nga 100.000 denarë, ndërkaq çdo ditë do të ndahen nga 10 dhurata – 4 nga 1.000 denarë, 3 nga 2.000 denarë dhe 3 nga 3.000 denarë.

Fondi i përgjithshëm i #DhurataIme është gjysmë milionë euro dhe do të munden të marrin pjesë të gjithë qytetarët mbi 18 vjet të cilët janë të regjistruar në sistemin e e-tatim personal dhe të cilët skenojnë llogari fiskale nëpërmjet aplikacionit TVSH-ja ime, paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angellovska. Ashtu siç tha ministrja e Financave, fituesit në bazë ditore do të tërhiqen nëpërmjet gjeneratorit elektronik dhe do të njoftohen nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja ime”.

Ata do të fitojnë njoftim se çfarë dhurate kanë fituar dhe nëse nuk kanë fituar dhuratë do të marrin porosi edukative. Ata që gjatë skenimit të llogarive nuk do të fitojnë dhuratë ditore, do të marrin pjesë në tërheqjen në nivel mujor dhe të tërheqjes për dhuratat e mëdha. Tërheqjet për dhuratat mujore dhe për dhuratat e mëdha do të jenë publike. Sipas Angellovskës, qëllimi i kësaj loje shpërblyese është që të përforcohet masa TVSH-ja ime dhe t’i nxisin qytetarët të skenojnë llogari fiskale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu