LSDM: Çdo qytetarë do të ketë pension nga shteti

LSDM-ja përmes një komunikate ka premtuar se çdo qytetarë do të ketë pension nga shteti. Ata thonë se me këtë masë do të ndryshohet situata e deritanishme e personave të rritur të cilët janë të urritur dhe të sëmurë. Sipas tyre gratë do të dalin në pension në moshën 62 vjeçare ndërsa meshkujt në moshën 64 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo njëri do të ketë pension nga shteti. Me këtë masë nga “Plani për jetë” duam të ndryshojmë situatën e deritanishme të personave të urritur dhe sëmurë të cilët janë të shtyrë në moshë. Gjithë gratë që do të mbushin 62 vjet dhe gjithë meshkujt që do të mbushin 64 vjet dhe që nuk do t’i plotësojnë kushtet për dalje në pension, do të marrin pension social nga shteti”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja thonë se të drejtë për këtë pension do të jenë qytetarët që 20 vitet e fundit kanë jetuar në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu