LSDM: “E majta” dhe Apasievi e kanë marrë peng Mickoskin

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se rreziku real për vazhdimin e rrugës evropiane të RMV-së vjen nga “E majta” dhe kryetari i saj Dimitar Apasiev.

Nga LSDM thonë “E majta” në programin e saj kundërshton integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO.

“Dhe një rrezik edhe më i madh është se ‘E majta’ po merr peng Hristijan Mickoskin. Një person pa qëndrim, vizion dhe vendosmëri mund të merret lehtësisht peng, gjë që po ndodh tani me Mickoskin, të cilit ‘E majta’ i merr frymë në qafë”.

“LSDM dhe forcat demokratike nuk do të lejojnë që të braktiset rruga drejt së ardhmes evropiane për shkak të zjarrvënësve të papërgjegjshëm si Apasiev dhe Mickoski”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu