LSDM i është përgjigjur liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili mbrëmë në Click Plus në TV21 shprehu qëndrimet për zhvillimet aktuale në vend dhe kritikat e ashpra në adresë të Qeverisë.
“Asgjë e re nga Mickoski, qëndrimet e tij janë pjesë e matrices që punon kundër drejtësisë dhe interesave shtetërore. Ai është i njejtë sikur mentori i tij në Budapest, kri mineli i arratisur Nikolla Gruevski”, ka theksuar partia e kryeministrit Zaev.
Më tej nënvizohet se Mickoski po ndjek praktikat e Gruevskit dhe se po i mungon ai. “Të mos ishte këshilltar i Gruevskit ai asnjëherë nuk do të posedonte tokë dhe koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve. E vetmja gjë që mund të bëj ai në gjyqësi është që të kthejë defterin e Jankullovskës dhe gjyqësinë Svarovski”, ka reaguar LSDM.










