LSDM: Ish anëtarë të BDI-së dhe të PDSH-së po vijnë te ne

VMRO-DPMNE-ja strategjinë e saj kryesore zgjedhore do ta bazoje në mbrojtjen e shtetit nga federalizmi, thuan burime brenda kësaj partie.

Politikologët janë të bindur se më nuk kalon loja me kartën nacionaliste. Tabela në gjuhën shqipe e LSDM-së opozitare në komunën Çair në mënyrë ekspresive e ktheu në skenën politike retorikën nacionaliste, tipike për periudhat para zgjedhore, transmeton Gazeta Lajm.

 Trajce Nedelkovski, anëtar i LSDM-së, theksoi se tabela dy gjuhësore është rezultat i interesimit për anëtarësim të qytetarëve prej bashkësive të ndryshme etnike, sidomos të shqiptarëve.

“Masivisht po bashkohen shqiptarët. Tani kemi rreth 800 anëtar, të cilët deri dje kanë qenë në BDI, në PDSH ose të papërcaktuar, megjithatë tani në mënyrë masive kërkojnë që të anëtarësohen në LSDM”, deklaroi Nedelkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu