LSDM: Plazhet dhe pushimet më të rëndësishme se nxënësit për Ministrin e Arsimit

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për mosfurnizimin e nxënësve me materialet shkollore.

Zëvendës ministri i arsimit, Spiro Ristivski, që është kuadër i VMRO-DPMNE-së, ka gënjyer se çdo gjë është gati për vitin e ri shkollor, pasi shumë nxënës janë ende pa libra, ndërsa ka nga ata që janë pa banka dhe karrige, akuzojnë nga LSDM.

Sipas partisë opozitare, shkak për vonesat e materialeve është vonesa në shpalljen e tenderëve, që janë shpallur vetëm katër ditë para fillimit të vitit shkollor.

Përgjegjësia e plotë për këtë, sipas LSDM-së, bie mbi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. “Me sa duket, për personat përgjegjës në MASH, plazhet dhe pushimet ishin më të rëndësishme se nxënësit”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti opozitare pyesin ministrin e arsimit, Pishtar Lutfiun, dhe zëvendësin e tij Spiro Ristovski, janë të obliguar që të sqarojnë se pse në fillim të çdo viti shkollor përsëriten problemet e njëjta./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu