“LSDM pranon shqipen në Kuvend, por jo në Gjykata”

Pedagogu i të drejtës kushtetuese Osman Kadriu, i cili është konsultuar si ekspert nga ana e partive shqiptare për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, ka zbuluar disa detaje të cilat janë në tavolinën e bisedimeve.

Në një shkrim për gazetën “Utrinski”, sipas tij, gjatë negociatave më problematike është përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, kur të gjithë palët e përfshira – i akuzuari, avokatët dhe gjyqtarët janë shqiptarë nuk lejohen të flasin shqip.

“Partitë shqiptare insistojnë që përveç dokumenteve të shkruara siç janë paditë, ankesa etj., në gjuhën shqipe të mbahen edhe procesi gjyqësor, ku përderisa personat e përfshirë në këtë process janë vetëm shqiptarë.

Kjo çështje, sa jam unë i njoftuar nuk është e pranuar nga LSDM. LSDM pranon disa modifikime për dokumentet që do të dorëzohen në gjykatë dhe procesi administrative të jetë në gjuhën shqipe, por nuk pranon që procesi gjyqësor të udhëhiqet në gjuhën shqipe”, thotë Kadriu.

Por, nga LSDM-ja i kanë mohuar këto informacione.

Sipas Kadriut, deputetët dhe kryesuesi i Kuvendit do të mund të flasin shqip nëse ata do të jenë shqiptar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu