LSDM: Programi i VMRO-DPMNE -së është premtim bosh

Në vend të programit, përsëri VMRO-DPMNE-ja po u ofron qytetarëve premtime boshe. Ky reagim erdhi nga LSDM-ja pasi që dje Mickoski prezantoi programin e partisë për zgjedhjet parlamentare. Martin Kostovski nga LSDM duke akuzuar opozitaren VMRO-DPMNE se nuk kanë bërë asgjë nëpër komunat me të cilat ata udhëheqin, tha se edhe ky program nuk u ofron asgjë qytetarëve.

“DPMNE në vend të programit, qytetarëve u ofron premtime boshe. Kryeqyteti Shkup dhe mbi 40 komuna që janë nën ombrellën e DPMNE-së janë shembulli më i mirë për të gjitha premtimet e rrejshme të kësaj partie. Premtuan komuna moderne, transport falas, autobusë eko, projekte kapitale, salla sportive, parqe, shkolla, rrugë, ujësjellës. Kaluan 2,5 vjet ndërsa asgjë prej kësaj DPMNE nuk realizoi”, tha Martin Kostovski, LSDM.

Dje Mickoski duke e prezantuar programin e quajtur Platforma 1198, paralajmëroi projekte kyçe ndërsa tha se programi bazohet në disa shtylla. Si kusht për koalicion pas zgjedhjeve e paralajmëroi shfuqizimin e Balancuesit.

“Ky është kushti, kush do që të jetë pjesë e koalicionit me fituesin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE dhe koalicioni që do ta udhëheqë, do të duhet të ulet dhe të negociojë dhe të pajtohet për shfuqizimin e Balancuesit, sepse mendojmë se i njëjti nuk është i drejtë, se favorizon, diskriminon. Nëse të gjithë ne synojmë për vlerësimin e cilësisë së individit ose sistemit të meritave, atëherë me të vërtetë nuk shoh asnjë pengesë se pse partitë politike nuk pajtohen në mënyrë konsensuale që të shfuqizohet balancuesi”, dekalroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Përveç VMRO-DPMNE-së, fundjavën e kaluar edhe LSDM e prezantoi planin e saj për të ardhmen europaine të vendit, ndërsa i prezantoi edhe listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu