LSDM: PSP-ja duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë

VMRO-DPMNE-ja mbetet e robëruar në matricën e partizimit, presioneve dhe keqpërdorimeve ndaj prokurorisë. Për këtë drejtësia për ta është problem.

Sado që të mos i pëlqejë VMRO-DPMNE-së, PSP-ja duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë në zbulimin dhe zbardhjen e rasteve në lidhje me korrupsionin e lartë, duhet të vazhdojë me procedurat para hetimore dhe akuzat të cilat janë ngritur edhe pas 18 muajve pas dorëzimit të materialeve.

Këtë e mundëson Ligji i ri për prokurori publike dhe për këtë propozim ligji është zgjidhja më adekuate e cila është dorëzuar dhe e njëjta duhet të zbatohet pa tërheqje, sepse është në interes të drejtësisë, qytetarëve dhe shtetit.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet juridik ku gjykatat dhe prokuroritë punojnë lirshëm dhe të pavarur, shtet në të cilin ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë dhe secili i cili ka bërë çfarëdo lloj shkelje duhet të japë llogari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu