LSDM: RMV zyrtarisht e ka filluar kryesimin me OSBE-në

Që nga 1 janari, vendi ynë ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së, organizatës më të madhe të sigurisë në të cilën janë anëtarë 57 shtete, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë. Ky është një nga sukseset më të mëdha të diplomacisë maqedonase”, njoftoi LSDM në pushtet.

Nga kjo parti theksojnë se “në vitin 2023, kur bota është ende në një periudhë delikate për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, është shteti ynë maqedonas ai që do të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror”.

“Nëse deri para disa vitesh qëndronim jashtë dhe prisnim vendimet për të ardhmen tonë, sot ulemi në tavolinat kryesore të organizatave më të mëdha botërore dhe vendosim vetë jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e botës. Falë fitoreve diplomatike të qeverive të udhëhequra nga LSDM-ja, sot jemi shtet i respektuar, mik dhe partner i botës demokratike”, thuhet në komunikatën e partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu