LSDM: Së shpejti do të formohet edhe qeveria e re reformuese

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se shumica parlamentare realizoi detyrimin e saj ndaj qytetarëve me dinjitet, urtësi dhe kujdes. Ata thonë se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

“Në periudhën që vjen në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet do të formohet edhe qeveria e re reformuese. Proceset demokratike do të vazhdojnë për shkak se kjo është ardhmëria e qytetarëve për jetë cilësore dhe kjo është rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Ky është vullneti i shumicës dhe ajo vendos dhe jo grupi i dhunuesve dhe kriminelëve”, theksojnë nga LSDM-ja.

Gjithashtu kërkojnë nga Prokuroria Publike dhe MPB-ja të bëjnë detyrën e tyre dhe siç thonë, këtë skenarë të organizuar së bashku me urdhëruesit, dhunuesit dhe kriminelët t’i bëjnë të japin përgjegjësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu