Sot është dita e mësuesve dhe gjithashtu kemi mundësinë për të qenë këtu në fillim të ndërtimit të një shkolle të re në Komunën Qendër, kështu që unë do të doja të shfrytëzoja këtë rast për të thënë disa fjalë nga programi ynë dhe plani ynë në fushën e arsimit, theksoi Radmilla Sheqerinska, nënkryetarja e LSDM-së.
“Është e pamundur të keni një arsim të mirë dhe të cilësisë në qoftë se nuk keni mësimdhënës të motivuar, të shpërblyer mirë dhe të çmuar. Për këtë arsye qeveria e re e LSDM-së do të rrisë pagat e të gjithë mësuesve. Në dy vitet e para do të sigurojmë që paga nismëtare e një mësuesi të jetë të paktën sa është paga mesatare në Republikën e Maqedonisë. Asnjë mësues në vendin tonë nuk duhet të marrë pagë më e ulët se paga mesatare”, theksoi Sheqerinska.
Ai mes tjerash tha se përveç kësaj, mësuesit do ti lirojmë nga të gjitha detyrat administrative të panevojshme që ua marrin kohën e tyre dhe ishin vetëm presion në punë.
“Ne do të heqim testimin ekstern dhe do të lirojmë mësuesit nga frika e ndëshkimeve.
Vetëm në këtë mënyrë, me mësuesit e motivuar, me mësues të respektuar, me mësues të cilët janë të kushtuar fëmijëve dhe njohurive të tyre, do të kemi një arsim të mire për shekullin e 21-të”, theksoi ajo.