Lulzim Basha uron Mitsotakis: Shembull i vlerave demokratike për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kyriakos Mitsotakis për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha uroi homologun e tij të qendrës së djathtë në Greqi për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe shkruan se kjo fitore shërben si shembull i ndryshimit dhe vlerave demokratike në Shqipëri.

“Urime @kmitsotakis dhe @neademokratia për fitoren e tyre bindëse! Vota e sotme shënjon një fillim të ri për Greqinë dhe vendos një shembull frymëzues për ndryshim dhe triumfin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit!” shkruan Basha në Twitter.

Greqia zhvilloi sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Megjithëse rezultati nuk është zyrtarizuar ende, sondazhet folën për një fitore bindëse të Demokracisë së Re e cila pritet të qeverisë e vetme. Rezultati u pranua gjithashtu nga kryeministri Tsipras në një konferencë për mediat. /Opinion.al


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu