Macron: Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot nga Ramallah në Bregun Perëndimor se sulmi i Hamasit ishte traumatik për Izraelin, por ishte “gjithashtu një fatkeqësi për palestinezët”, duke theksuar se “asgjë nuk mund të justifikojë vuajtjet e civilëve të Gazës”.

“Një jetë palestineze vlen po aq sa një jetë franceze që vlen sa një jetë izraelite,” tha Macron për gazetarët e presidentit palestinez Mahmoud Abbas, i cili i kërkoi atij të punonte për t’i dhënë fund “agresionit” të Izraelit në Gaza.

“Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, tha presidenti francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu