Macron tregon kur jepet data për Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez Emanuel Makron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme. Por, ai kundërshton anëtarësime të tjera në union, pa reformim thelbësor duke thënë se BE-ja ndodhet në buzë të greminës. Makron madje vlerëson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më te Shtetët e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s duke e konsideruar Aleancën të vdekur si tru. Këto deklarata Makron i ka bërë për revistën britanike Ekonomist.

Emanuel Makron:

Nëse bëhen reformat në muajt e ardhshëm jam i gatshëm që të fillohen negociatat. Por, nuk dua askush të bëhet anëtar pa e reformuar BE-në.

Ne aktualisht jemi duke përjetuar vdekjen e trurit të NATO-s.

Evropa është në buzë të një gremine dhe duhet të fillojë të mendojë për veten në mënyrë strategjike si një fuqi gjeopolitike, ndryshe ne nuk do ta kemi më në kontroll të ardhmen tonë.

Makron shton se Evropa është bërë si treg ku më nuk ka politikë për të ardhmen. Si zgjidhje të ligjikshme ai e sheh investimin e kompanive të huaja në vendet aspirante kurse vetëm hapjen e proceseve burokratike, si absurde.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu