Maduro: Çfarë bëri Hitleri ndaj hebrenjve, po e bën Trump ndaj Venezuelës

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka krahasuar edhe një herë veprimet e Presidentit amerikan Donald Trump kundër vendit të tij me persekutimin e hebrenjve në Gjermaninë naziste, e kjo pas sanksioneve të reja amerikane ndaj Karacas.

“Ajo që ata na bëjnë neve është, pak a shumë, ajo që u bënë nazistët popujve të Evropës në vitet 1940, ato që u bënë nazistët judenjve, dhe unë e dënoj. Donald Trump po bën me Venezuelën atë që kreu nazist Adolf Hitler bëri ndaj popullit hebre – persekutim, sulm, bllokadë”, tha Maduro.

Ai tha se kishte një plan bllokadash të vendosur nga administrata Trump, sipas El Periodico.

Maduro tha në nëntor se Trump po persekutonte njerëzit e Venezuelës ashtu si Hitleri po përndiqte judenjtë. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu