Magjistari që bëri të qeshë Kim Jongun me lot (FOTO)

Një magjistar ka kthyer një kartmonedhë prej 50,000 won (monedha koreane) në një kartmonedhë prej 100 dollarësh, duke bërë shaka se koreanoveriorët bëjnë të njëjtën gjë me tregëtinë e tyre të paligjshme, duke vënë në lojë sanksionet ndërkombëtare. Kim qeshi shumë

Pas skenave, në samitin e Panmunjom. Ceremonia e Koresë së Jugut u gjallërua me banketin e mbrëmjes midis Kim dhe Moon, gjatë të cilit performoi edhe një prestigjator. I cili shndërroi një kartmonedhë prej 50 mijë won në një kartmonedhë 100 dollarshe, duke u tallur se koreanët e veriut bëjnë të njëjtën gjë me tregëtinë e tyre të paligjshme dhe vinin në lojë sanksionet ndërkombëtare. Kim, siç mund ta shihni në foto, ishte shumë i kënaqur. Dhe ai qeshi me shpirt edhe kur magjistari kaloi tek kartat, duke shënuar jollyn tek “trump card”. Ndodh që edhe në gjuhën koreane jolly quhet “trump card”, me – t – të vogël…

Gjatë darkës, koreanoveriorët thonë se Kim nuk refuzoi asnjë dolli dhe në fund ai ishte pak a shumë i dehur, por gjithmonë i sjellshëm: ai nuk pinte duhan në publik dhe u ngrit vetëm një herë nga tavolina për të dalë që të pinte cigare.

Trumpit, me t – të madhe, i këshillohet që të sjellë në samitin me Kim Jong Un, shumë uiski dhe paketa Marlboro. Dhe të shpresojë për një tjetër magji që takimi të mos dështoj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu