Maqedoni – Greqi, ja propozimi i fundit për emrin

Ndërsa pritej një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tsipras, gazeta greke “Kathimerini”, këtë mëngjes doli me titullin kryesor

“Në tryezë propozimi i Maqedonisë Veriore”. Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimitc janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, ku Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz.

Teksti thekson deklaratën e Kryeministrit Zaev se një emër i mundshëm i ri, para se të shkojë në një referendum, do të vihet në votim në Parlament.

Kathimerini pret që biseda telefonike midis dy kryeministrave të ndodhë “shumë shpejt”, e ndjekur nga një betejë mes dy vendeve, e cila do të organizohet përpara samitit të BE-së e planifikuar për në 28 qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu