Maqedoni ndryshime në çmimet e derivateve sonte në mesnatë

Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të benzinës nga mesnata ulen për një denar e gjysmë, ndërsa të diselit për dy denarë, vendosi Komisioni rregulaltor për energjetikë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të ejtë 59,50 denarë për litër, i Eurosuper BS 98 do të jetë 61,50 denarë për litër, përderisa diseli do të shitet për 46 denarë për litër.

Ulet edhe çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe do të paraqesë 34,50 denarë, ndërs amazuti do të kushtojë 21,17 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara ishte 41,88 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin 55,68 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu