Maqedoni, nga Viti Ri rryma elektrike do të shtrenjtohet për rreth 5 për qind

Nga 1 janari rryma do të shtrenjtohet për gati pesë për qind, nëse Komisioni Rregullator Energjetik i pranon të gjitha shpenzimet e dorëzuara për shqyrtim nga kompanitë energjetike. Po ashtu, shkak për rritjen e çmimeve do të jetë edhe rritja e TVSH-së, për energjinë elektrike nga pesë në dhjetë për qind. Çmimi i ri vlen për familjet dhe kompanitë e vogla.

Komisioni Rregullator Energjetik i përcakton çmimet pa TVSH. Rritja e TVSH-së, për të qenë më të saktë, për çmimin është 4.72 për qind. TVSH-ja rritet nga pesë në dhjetë për qind, por ndikimi në koston përfundimtare është 4.72 për qind”, u shpreh Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së.

Sa i përket kostove nga MEPSO, rregullatori ka pranuar kërkesë për rritje prej 30 për qind të çmimit të transmisionit të energjisë elektrike. Në tenderin e EVN Home, për prokurimin e energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, në të cilin EMV-ja shtetërore ka qenë ofertues i vetëm, është ofruar çmimi prej 56 euro për megavat orë.

“Ajo që është e qartë është se në pjesën e tregut të rregulluar për nevoja të konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive nuk kemi nevojë të importojmë energji elektrike dhe është zero denarë”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së.

Në ditët në vijim, e më së voni deri më datën 31 të këtij muaji, zyrtarisht do të bëhet e ditur se sa do të jenë kostot e energjisë elektrike për qytetarët. Në periudhën në vijim mbeten katër blloqet tarifore, si dhe rryma e lirë pas orës 22 deri në orën 7 të mëngjesit, si dhe gjatë gjithë ditës të dielave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu