Maqedoni – Opozita beson se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor (VIDEO)

Një javë para takimit të liderëve, në të cilin do të vendoset nëse do të ketë apo jo zgjedhje këtë vit, opozita maqedonase është optimiste se votimet do të mbahen më 11 dhjetor. Përfaqësuesit e LSDM-së presin që në takimin e 31 gushtit krerët partiakë të vlerësojnë se reformat për zgjedhje korrekte janë përmbushur.
“Presim që gjithë reformat për të cilat jemi marrë vesh të përmbushet dhe më 31 gusht të japin pëlqimin se të gjitha kushtet janë plotësuar si ato që kanë të bëjnë me listën zgjedhore ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me mediat që më pas të formohet qeveria teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM .

Ndryshe nga LSDM-ja e cila shprehet optimiste, tre partitë tjera VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH nuk janë prononcuar nëse janë të kënaqur nga përmbushja e reformave. Shumica e obligimeve për të cilat kishin rëndë katër partitë muajin e kaluar tashmë janë plotësuar. Nesër pritet të kompletohet përbërja e komisionit rregullator për monitorimin e mediave gjatë fushatës elektorale përmes përzgjedhjes së anëtarit të pestë të këtij trupi i cili duhet të jetë shqiptar.

“Shpresoj që trupi ad hoc me metodologjinë e propozuar nuk do të jemi ne vetëm dekor. Unë do të insistojë që për të gjitha ankesat dhe raportet ne të vendosim dhe jo Agjencia për shërbime audio vizuale. Ne jemi të formuar për ta marrë monitorimin nga agjencia”, u shpreh Goran Tërpenovski, gazetar.

Ndërkohë, të premten e kaluar ka përfunduar paraqitja e votuesve të kontestuar në KSHZ. Por, ata do të kenë edhe një afat për paraqitje pasi të shpallen zgjedhjet. Javën e ardhshme LSDM-ja do të publikojë emrin e kandidatit për kryeredaktor të lajmeve në televizionin publik. Nëse më 31 dhjetor liderët e katër partive kryesore vlerësojnë se reformat janë përmbushur, më 1 shtator duhet të zgjedhjet qeveria teknike e cila duhet ti organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu