Maqedoni, pengohet përpjekja për kontrabandim të 24 kilogramëve marihuanë

Nëpunësit doganor nga vendkalimi kufitar Tabanovcë mbrëmë e kanë penguar përpjekjen për kontrabandim të 24 kilogramëve marijuanë.

Ashtu siç kumtoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë, mbrëmë në orën 22:45 minuta  në dalje të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Tabanovcë është paraqitur automjeti me targa suedeze i drejtuar nga një shtetas shqiptar me inicialet A.G.. Në pyetjen e nëpunësit doganor  nëse ka diqka për të paraqitur, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë  për paraqitje, por edhe krahas asaj nëpunësi doganor ka filluar me kontroll të automjetit dhe kontroll personal.  Gjatë kontrollit, nëpunësi doganor  ka vërejtur se në dyshemenë e automjetit  ka bunker special, ku janë gjetur 47 paketime të mbushura me materie të barit të gjelbërt me peshë prej rreth 24 kilogramë. Pas testimit të kryer me tester për drogë, është konfirmuar se bëhet fjalë pëpe marijuanë.

Nga procedura parahetuese e zbatuar, informon Dogana, janë mbledhur dëshmi  të cilat tregojnë se personi i dyshuar për shkak të borxheve financiare të papastruara  ndaj një personi tjetër shtetas i Shqipërisë,  është pajtuar me automjetin e tij  të dërgojë 24 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në Suedi. Marijuana është fshehur nga dërguesi i transportit në bunkerin e bërë special në automjet dhe i është dorëzuar të dyshuarit ta dërgojë deri në tregun perëndimor-evropian.

Në rrjedhë është ekspertiza e drogës sipas urdhërit të prokurorit publik nga Prokuroria Publike Themelore Kumanovë. Pas kompletimit të të gjitha dëshmive Drejtoria doganore paralajmëron  se kundër autorit, do të paraqesë padi panele për veprën penale të bërë “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave prekursore dhe psikotrope”, deri te Prokuroria publike. Autori do të dorëzohet deri te gjykatësi kompetent i procedurës paraprake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu