Maqedoni, shifra rekorde me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.Sipas raportit të publikuar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1064 raste të reja të infektimeve nga 3096 teste të kryera.

Numri më i madh i infektimeve vijon në Shkup, edhe ate mbi gjysma, ndërsa më pas vijon Tetova, Kumanova, Shtipi, Manastiri, Velesi si dhe komuna tjera ku ka pasur infektime më të pakta, përcjell INA. Por ja lista e plotë sipas qyteteve.

– Shkup 541
– Kumanovë 57
– Dibër 4
– Shtip 46
– Prilepi 24
– Tetovë 57
– Strugë 23
– Veles 44
– Manastir 43
– Ohër 33
– Kavadarc 25
– Gostivar 12
– Gjevgjelia 11
– Strumicë 23
– Kriva Pallanka 8
– Radovishi 12
– Krushevë 2
– Koçani 10
– Probistip 4
– Demir Hisar 2
– Makedonski Brod 4
– Pehçevë 7
– Berovë 3
– Valandovë 3
– Vinicë 3
– Delçevë 3
– Kratovë 2
– Shën Nikollë 17
– Kërçovë 25
– Resnjl 6
– Negotinë 10

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 persona që kanë ndërruar jetë: 3 pacientë nga Shkupi (62, 82 dhe 75), 3 nga Tetova (46, 77 dhe 83), 2 nga Prilepi (71 dhe 79 ), një nga Krusheva (40), 5 pacientë nga Kumanova (34, 49, 49, 66, 66 dhe 62), 4 pacientë nga Manastiri (71,72, 73 dhe 75), 1 pacient nga Gostivari (65), 1 nga Kavadarci (69), një nga Kriva Palanka (75), 1 pacient nga Strumica (70) g), 1 pacient nga Valandova (60 ), një pacient nga Pehçeva (69) dhe 1 pacient nga Sveti Nikole (68). Nga këta, përveç dy pacientëve, të tjerët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 507 pacientë të shëruar nga:

– Shkup 163
– Kumanovë 36
– Dibër 4
– Shtip 19
– Prilepi 30
– Tetovë 30
– Strugë 16
– Veles 39
– Manastir 20
– Ohër 21
– Kavadarc 17
– Gostivar 15
– Gjevgjeli 9
– Strumicë 24
– Kriva Pallanka 2
– Radovish 2
– Krushevë 1
– Koçan 17
– Probishtip 8
– Demir Hisar 1
– Makedonski Brod 1
– Berovë 2
– Valandovë 3
– Vinicë 5
– Kratovë 2
– Shën Nikollë 6
– Kërçovë 9
– Resnjë 3
– Negotinë 2

Nga fillimi i pandemisë janë kryer 286.181 testime për Covid-19. Numri i të prekurve deri tani ka mbërritur në 44.898, numri i pacientëve të shëruar është 26289, ndërsa numri i rasteve aktive është 17346.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu