Në një shoqëri multietnike është e domosdoshme që partitë politike të etniteteve të ndryshe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por Maqedonia është ende larg këtij synimi.
Analisti Ismet Ramadani thotë se, pas krizës së tej zgjatur politike do të ishte mirë të krijohet një koalicion parazgjedhor mes partive maqedonase dhe shqiptare.
“Në këto rrethana mendon se kjo nismë do të rriste gjasat e opozitës për ti fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo do ti përmisonte edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thekson Ramadani.
Pas zgjedhjeve, partia fituese në kampin maqedonas bën koalicion me partitë shqiptare. Sipas Ramadanit, kjo do të thotë se ekziston ambienti për një koalicion parazgjedhor.