Maqedonia e Veriut dërgon ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Dyzet e katër pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, nisen për në misionin e KFOR-it në Kosovë, që është misioni i parë i vendit si anëtare e NATO-s. Siç bëri të njohur ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ky do të jetë kontingjenti i parë, ndërsa pas gjashtë muajsh do të bëhet rrotacion, ku numri i ushtarëve do të jetë mbi 60. Shekerinska i porositi që të jenë të inkurajuar, të përkushtuar, të motivuar dhe ta japin më të mirën, pasi ata do të jenë imazh se si do të vlerësohet Maqedonia e Veriut.

Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes:

44 ushtarët tanë të parë do t’i bëjnë edhe hapat e parë në këtë mision. Do të punojnë si oficerë shtabi në komandën kryesore në Prishtinë, do e sigurojnë komandën rajonale në ‘KFOR Perëndim’ dhe e gjithë kjo në kuadër të kontigjentit italian dhe kjo është tekstualisht aleancë në veprim. Por kjo nuk do të jetë ambicja jonë e vetme, kontributi jonë do të vazhdoj të rritet gjatë gjithë vitit 2021. Presim që nga rotacioni tjetër ta rrisim numrin në më shumë se 60 pjesëtarë”.

Ndërsa ushtarët premtuan se do të jenë kontigjenti i parë që do të jetë një ambasador i paqes në botë dhe do ta arsyetojnë profesionalizmin para Aleancës.

Hristijan Dimçevski, komandant

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që janë para nesh, por premtojmë se me punë maksimale dhe profesionalizëm të skajshëm, në detyrat e caktuara do ta arsyetojmë vendin tonë në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme”.

Ndërkaq, presidenti Stevo Pendarovski ju kujtoi se ky mision është i veçantë, pasi ata shkojnë në vendin tonë fqinje me të cilin na lidhin shumë gjëra.

Stevo Pendarovski, president:

“Jam i bindur se do ti kryeni të gjitha detyrat me përgjegjësi dhe sukses dhe nuk do të na turpëroni si shtet dhe popull. Misioni juaj ka edhe rëndësi shtesë, sepse shkoni në vend që është fqi dhe mik i joni dhe me të cilin na lidh kultura, historia dhe ekonomia”.

Kryeministri Zoran Zaev, në përcjelljen solemne të Kontigjentit, deklaroi se këta pjesëtarë paraprakisht janë ushtruar, trajnuar dhe seleksionuar.

Zoran Zaev, kryeministër:

Para udhëtimit të këtij misioni, pjesëtarët e kontingjentit të parë të Armatës, që shkojnë për të përmbushur detyra në misionin e KFOR-it në Kosovë, kanë kaluar përmes një procesi të veçantë të trajnimit, përgatitjeve dhe seleksionimit, ku janë ushtruar dhe trajnuar për kryerjen e detyrave të cilat i presin gjatë kohës së misionit”.

Pjesëtarët e ushtrisë tashmë 18 vjet janë pjesë e misioneve ISAF dhe “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan, “Liri për Irakun”, ALTEA në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe UNIFIL në Liban.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu