Maqedonia e Veriut do të shqyrtojë mundësinë që të vazhdojë llogaritjen verore të kohës

Ministria e Ekonomisë ka marrë detyrë nga Qeveria për të shqyrtuar mundësitë e zgjatjes së llogaritjes verore të kohës, njoftoi dje Qeveria pas mbledhjes së 88.

Kjo kërkesë për shqyrtim bëhet me qëllim të kursimit shtesë në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.

“Në seancën e qeverisë u miratua një grup i ri masash kundër krizës në vlerë prej 350 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike dhe presionit të çmimeve”, thonë mes tjerash nga Qeveria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu