Maqedonia i “shtrin dorën” FMN-së për gjysmë miliardë euro

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi tekstin e kërkesës për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një linjë kreditore prej gjysmë miliardë eurosh, e cila do të synohet për të mbështetur buxhetin.

“Kjo linjë kreditore si masë paraprake për likuiditet është në vlerë prej 530 milionë euro. Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u tha në njoftimin pas seancës së Qeverisë së Maqedonisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, gjatë qëndrimit të saj në Shkup njoftoi se Maqedonia e Veriut do të marrë 80 milionë euro nga Bashkimi në janar të vitit të ardhshëm si mbështetje emergjente buxhetore për shkak të krizës energjetike, një shifër aq sa Shqipëria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu