Maqedonia me rritjen më të dobët ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia këtë vit do të ketë rritjen më të dobët ekonomike në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për vendet e rajonit, theksohet se këtë vit vendi do të ketë një rritje të PBV-së prej vetëm 2.1%.

Mali i Zi do të jetë lider me rritje gati 7%, ndërsa lëvizjet ekonomike janë solide edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova do të kenë rritje prej mbi 3%. Vendet që janë të varura nga importet e energjisë po kalojnë një kohë më të keqe në këtë krizë, dhe do ta kenë më të vështirë rikuperimin.

Ndikimi fiskal i goditjes energjetike është i rëndësishëm dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet e rajonit, që importojnë energjensë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Aktivitetet ekonomike janë ngadalësuar veçanërisht në Eurozonë, e cila është kyçe për eksport të mallrave dhe kërkesës në Ballkanin Perëndimor”, tha Ksiaoking Ju – Drejtor i Bankës Botërore, për Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore pret që inflacioni të ulet në periudhën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu