Maqedonia si shtetet e Europës, “blicat” do të fotografojnë dhe dënimet do të vinë në shtëpi me postë

Kamerat do të munden të njohin kundërvajtje të caktuara dhe direkt të shqiptohen dënime për kryerësit e veprave, kështu do të evitohen ndikimi nga jashtë dhe do të shkurtohet koha për shqiptimin e dënimeve.

Këtë sot e ka paralajmëruar ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili ishte prezent në projektin “Të sigurt në shtëpi”, duke komentuar për gjendjen e komunikacionit dhe fatkeqësitë, para se gjithash aksidentin tragjik të mbrëmshëm në bulevardin “Borsi Trajkovski” ku jetën e ka humbur një 21 vjeçar dhe një tjetër 48 vjeçar.

Ai nuk precizoi kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, të cilët do të mundësojnë vendosjen e kamerave të sigurisë për kundërvajtje, mirëpo theksoi vendi ka nevojë për ngritje të vetëdijës publike dhe kulturës në komunikacion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu