Maradona: E mësova Messin si të shënoj nga gjuajtja e lirë

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka thënë se e ka mësuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi si të shënoj nga gjuajtja e lirë. Messi për momentin është një ndër lojtarët me të mirë në botë për gjuajtjet e lira dhe Maradona ka thënë se e ka mësuar argjentinasin.

Tekniku argjentinas kaloi kohë me pesë herë fituesin e Topit të Artë, kur ishte në krye të Argjentinës gjatë viteve 2008-2010.

Maradona ka vetëm fjalë të mira për Messin duke thënë se është fenomen.

“E trajnova me të mirin dhe askush nuk mund ta thotë të kundërtën, sepse është në gjendje të kaloj pesë lojtarë, është fenomen. Ka pasur problem me gjuajtjet e lira. Kur përfundonim trajnimet, e mbanim Leon për t’u trajnuar nga gjuajtët e lira. Nuk e mësova si të shënoi nga gjuajtja dhe pas një kohe me pyeti si të shënoi. I thashë gjuaj në mes, tash nuk mund të humbas ndonjë gjuajte”, deklaroi ai.

Maradona është rikthyer si trajner te Gimnasia dhe beson që do të këtë sukses.

“Nuk mund të premtoj asgjë. Ju tregova edhe lojtarëve, nuk jam magjistar. I tregova presidentit se dua të bisedoj me stafin para ndeshjes sonë kundër Racing në javën tjetër”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu