Mariçiq: Detyrë e gjithë shoqërisë është që të punojë drejt anëtarësimit në BE

“Si Qeveri luftuam për të arritur dy qëllime të rëndësishme – për të arritur qëllimin tonë të jashtëm politik për anëtarësim në BE, që të mos mbetet vetëm në letër dhe vetëm në teori, dhe e dyta është të mbrojmë identitetin tonë si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase“, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mendoj se është e mundur. Se ne mund të hyjmë në BE në kohën e duhur si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Nëse e kuptojmë këtë dhe punojmë për këtë kauzë edhe si parti politike dhe si individë dhe si media dhe palë shoqërore, ne mund t’i arrijmë të gjitha këto. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë”, ka thënë Mariçiq në deklaratë nga Brukseli për “Studio 10” në TV24.

Sipas Mariçiqit, i cili është edhe negociatori kryesor i vendit me BE-në, përmbajtja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të jetë problem, sepse Kushtetuta jonë njeh disa komunitete me të gjitha të drejtat e tyre dhe këtë e kanë thënë disa politikanë nga VMRO-DPMNE.

Mariçiq beson se konsensusi për anëtarësimin tonë në BE duhet të ripërtërihet dhe se nuk do të ishte e drejtë ndaj qytetarëve dhe as ndaj shtetit të bllokohemi, sepse gjithsesi kemi pritur mjaftueshëm, mjaftueshëm jemi bllokuar dhe kemi pasur pengesat e deritanishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu