Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit do të arrijë javën e ardhshme dhe se pret të jetë pozitiv.

Presim një raport pozitiv që padyshim do të jetë udhërrëfyesi ynë për reformat dhe aktivitetet e ardhshme, me të gjitha notat e tij të mira dhe më pak të mira. Ky do të jetë raporti i parë që nga fillimi i negociatave dhe nuk pres të ketë ndonjë surprizë”, tha Mariçiq.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nga data 7 nëntor, me fillimin e takimeve dypalëshe, do të ketë një ndarje me ekipin negociator nga Shqipëria dhe se do të vazhdojmë veçmas skriningun dypalësh.

Përveç Mariçiqit, në konferencë ishte edhe eksperti i huaj, ish-negociatori kroat Vladimir Drobnjak, i cili bëri një pasqyrë të shkurtër të rrjedhës së negociatave në Kroaci dhe ndau përvojën e tij në negociatat me Bashkimin Evropian në fusha të ndryshme.

Negociatat duhet t’i kuptoni si një transformim të shoqërisë, që sjell përfitime për të gjithë. Çdo vështirësi gjatë negociatave do të shpërblehet kur të merrni anëtarësimin në BE”, tha Drobnjak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu